Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka thënë se organi i akuzës ka administruar prova të reja hetimore nga prokuroria italiane. Ai tha se materialet janë sekrete hetimore dhe kërkoi zhvillimin e seancës pa praninë e medias dhe palës së akuzuar. Avokati i Saimir Tahirit, Artan Hajdari u shpreh se Prokuroria nuk ka prova kundër klientit të tij, duke iu referuar dosjes së parë hetimore të mbërritur nga prokuroria italiane. Sipas tij, kërkesa e Prokurorisë për heqjen e imunitetit është e pabazuar në ligj, pasi mungojnë provat. <br /><br />Këto prova nuk duhet të merren në konsideratë se nuk plotësojnë atë karakter të dyshimit të arsyeshëm që jepet nga Prokuroria që kërkon arrestimin. Dy prova janë paraqitur nga Prokurori: Një, akti i shitjes së makinës kushërinjve shumë të largët dhe fakti se kjo është përdorur nga persona në vepra kriminale.
