Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Këshilli i Mandateve nisi punimet në orën 11:00 me fjalën e palës mbrojtëse.
Avokati Artan Hajdari e quan të pabazuar në ligj kërkesën e prokurorisë për autorizimin për arrestimin e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
?Një hetim për të cilën palës italiane iu deshën 4 vjet deri në sekuestrimin e drogës, këtu brenda 48 orësh vjen autorizimi për arrestimin e një deputeti. Hetimet janë bërë me shpejtësi. Këto gjëra nuk bëhen fshatçe, por sipas ligjit. Nuk ka asnjë implimik të Tahirit në veprimtari kriminale. Deputeti është i lirë të hetohet me imunitet ? deklaroi Hajdari.
Madje sa i takon prokurorisë deklaroi: ?Kërkesa është e shpejtë, e paargumentuar dhe e pasinqertë. Kërkesa duhej të shoqërohej me prova?
Avokati e mbylli fjalën e tij duke i kërkuar Këshillit të Mandateve rrëzimin në tërësi të kërkesës së prokurorisë. ?Të mos jepet autorizimi për arrest, kontroll banese dhe kontroll personal
Mbrojtja e avokatit Hajdari: Kërkesa e prokurorisë është e pabazuar në ligj dhe në prova. Kuvendi të mos e pranojë. Provat të mos merren në konsideratë por dhe nuk përbëjnë indicie për dhënien e autorizimit për arrestimin. Vlerën provës ia jep gjykata
Dy prova ka përmendur prokurora
Një akt juridik që është kontrata e shitjes mes deputetit dhe qytetarit ndaj një personi që mendohet ose ka lidhje familjare.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/avokatet-mbrojne-tahirin-ne-keshillin-e-mandateve/