Surprise Me!

Report TV - Kryemadhi: Vendi shumë shpejt në zgjedhje të parakohshme

2018-05-04 0 Dailymotion

Kryetarja e LSI, e pranishme në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtarë të LRIS-së, ka deklaruar se Shqipëria do kalojë shumë shpejt në zgjedhje të parakohshme. Nga selia e LSI-së ajo i bëri thirrje kreut të qeverisë Edi Rama që të largohet, pasi sipas saj ka rënë moralisht dhe për këtë duhet ti hapë rrugë një lideri të pavarur nga krimi. <br />"Ky vend do shkojë shumë shpejt në zgjedhje të parakohshme. Shqiptarët s?mund të përfaqësohen në Kuvend nga 74 karrige të blera. I bëj thirrje Edi Ramës, ai ka rënë moralisht si kryeministër si politika, të iki e ti hapi rrugë një njeriu që e donë vendin, një njeriu të pavarur nga krimi, droga, qoftë edhe nga fiksimet e veta mendore", tha Kryemadhi. <br /><br />Më tejë Kryemadhi tha se lufta e LSI-së është ajo kundër krimit, që sipas saj, sot drejton shtetin.

Buy Now on CodeCanyon