Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Duke folur para të rinjve të Komitetit Drejtues Kombëtar të LRI-së, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se vendi shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Nga selia e LSI-së ajo i bëri thirrje kreut të qeverisë Edi Rama t?ia lërë vendin një lideri të pavarur nga krimi pasi shqiptarët nuk mund të përfaqësohen nga 74 karrige të blera.
Monika Kryemadhi: Jam e bindur se shumë shpejt ky vend do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, sepse shqiptarët do të zgjohen dhe jam e bindur që nuk mund të përfaqësohen në parlament nga 74 karrige të cilat i kanë blerë me paratë e drogës, krimit dhe të gjithë atyre djemve që kanë humbur jetën në këto trafiqe të rrezikshme për të mbytur sadopak varfërinë që ka pllakosur.
Këtë do e nisim sa më shpejt. Kemi vetëm një objektiv. Objektivi është i qartë: Shqipëria i takon shqiptarëve, as bandave, as kriminelë.
Edi Rama ke rënë moralisht e politikisht si kryeministër. Ik sa më shpejt, hap rrugën dikujt tjetër një njeriu më të përgjegjshëm

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/rama-ik-sa-me-shpejt-lsi-paralajmeron-zgjedhje-te-parakohshme/