Surprise Me!

Report TV - Mandatet,Balla:Precedentët nga Basha te Meta,seancat pa media

2018-05-04 0 Dailymotion

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla kujton se të gjitha seancat e Këshillit të Mandateve në të kaluarën janë zhvilluar me dyer të mbyllura. Balla iu përgjigj akuzave të PD dhe LSI se Ruçi nxori jashtë mediat.<br /><br />Balla iu referua rasteve kur iu është hequr imuniteti kryetarit të PD, Lulzim Basha, ish-ministrit Fatmir Mediu apo dhe ish-kryetarit të LSI, Ilir Meta. <br />"Në 26 vjet të Kuvendit, në të gjitha rastet, kjo pjesë e mbledhjes së këtij këshilli, pra pjesa e fundit, ka qenë gjithmonë e mbyllur. Dhe rastet më tipike të këtyre mbledhjeve, për t'i kujtuar edhe publikut po shtoj, mbledhja për imunitetin e Bashës 2007, diskutimet të mbyllura, për Fatmir Mediun në 2008, me dyer të mbyllura, për Nikollaq Neranxin në vitin 2009, mbledhja e mbyllur, për Ilir Metën në 2011, me dyer të mbyllura", u shpreh Balla.

Buy Now on CodeCanyon