Ujërat e liqenit të Knallës në hyrje të Shëngjinit janë ndotur.

Dyshohet për lëndë kimike.

Situata pranohet edhe nga Drejtoria Rajonale e Mjedisit në Lezhë.

Kreu i institucionit Ferdinand Ndoja thotë se po pritet kryerja e analizave dhe gjendja është alarmante.

"Aty gjatë natës është shumë e mundur që të jetë shpërlarë ndonjë bot që shpërndan lëndë kimike."

Banorët e zonës shprehen se prej kohësh ndotja vazhdon dhe kjo po e bën atë të pabanueshme.

"Ne mbaruam krejt si lagje. Vjen një orë në lagje që s'mundesh as me ngrënë bukë sa me marrë frymë."

"Katër fëmijë. Gjashtë fëmijë shtëpia tjetër. Landfilli në këtë anë, Knalla në tjetër anë, a do rriten këta fëmijë?"

Janë rreth 25 hektar sipërfaqe ujore e cila është ndotur me lëndë që dyshohen të jenë të rrezikshme duke dëmtuar gjallesat e ujit. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nuk është paraqitur akoma për të analizuar gjendjen si dhe masat që duhen marrë.

Tv Klan