Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kuvendi do të votojë dy raporte seancën e së mërkurës lidhur me kërkesën e prokurorisë së krimeve të rënda për deputetin Saimir Tahiri.
Mazhoranca dhe opozita nuk rakorduan dot qëndrimet në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të Mandateve dhe Rregullores që zgjati për afro 3 orë.
Pesë deputetës socialistë në Këshill ndanë në dysh kërkesën e prokurorisë, duke dhënë aprovimin vetëm për autorizimin e kontrollit personal dhe të banesës për ish-Ministrin Tahiri por pa i privuar lirinë.
Ndërsa opozita, mbështeti të plotë kërkesën e krimeve të rënda për arrestimin e Tahirit.
Pasi lanë mbledhjen, përfaqësues të LSI dhe PD në Këshill nuk e fshehën zhgënjimin për këtë qëndrim të shumicës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-e-lsi-behen-bashke-balla-ka-nje-thirrje-per-lulin-e-moniken/