Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Albert Dervishaj tha gjatë një deklarate për mediat se, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) ka nisur një operacion masiv në gjashtë qarqet më problematike të vendit për shkak të krimit të organizuar. <br />Ai tha se operacionet vijojnë në Fier, Vlorë, Dibër, Lezhë, Shkodër dhe Durrës për kapjen e personave që ushtrojnë aktivitete kriminale. Gjatë këtij aksioni janë arrestuar pesë persona për armëmbajtje pa leje, trafikim të lëndëve narkotike dhe një rast i shpallur në kërkim ndërkombëtar.