Surprise Me!

Kosova voton për krerët e komunave - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-04 2 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kosova po voton për te zgjedhur drejtuesit e rinj te komunave. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në 899 qendrat e votimit që janë.

Raportohet se deri në orën 11:00 kanë votuar 10.05 për qind të votuesve. Krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2013, këtë vit interesimi është shumë më i vogël.

Që në orët e para të mëngjesit figura të rëndësishme të politikës kosovare kanë hedhur votën e tyre dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos ngurrojnë të përmbushin të drejtën e tyre.

Sipas kryetares së KQZ nuk ka pasur incidente të tjera pervecse mungesës së listës së votuesve në Mitrovicën e jugut si dhe ngatërrimi i vulës se posaçme në Deçan, probleme këto që janë zgjidhur shumë shpejt dhe nuk e kanë penguar procesin e votimit.

91 subjekte politike garojnë për 38 komuna, ku do të zgjidhen drejtuesit e rinj dhe përfaqësuesit e asambleve komunale. Të drejtë vote kanë më shumë se 1 milion e 890 mijë qytetarë.

Për monitorimin e zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar rreth 33 mijë e 200 vëzhgues.

Buy Now on CodeCanyon