Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Tiranës ka goditur një grup që merreshin me kultivimin dhe trafikimin e lëndës narkotike.
Drejtori i Drejtorise Vendore te Policise Tirane Ardi Veliu tha se Operacioni i koduar ?Muzgu? është zhvilluar në Pyllin e Zenelajve ndërmjet Fushë Prezës edhe Valiasit, duke sekuestruar 220 bimë kanabis dhe 146 kg lëndë narkotike kanabis të fshehur në thellësinë e një tuneli. Blutë e Tiranës arrestuan 7 persona, ndërsa 10 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë.
Mes të arrestuarve, 3 prej tyre janë organizatorë, ndërsa 4 janë ndihmës.
Të arrestuarit janë:
1- Nexhmi Kallari, 48 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Çerek, Krujë, në rolin e organizatorit
2- Mariglen Kallari, 23 vjeç, lindur në Kamëz dhe banues në Çerek, Krujë, në rolin e organizatorit
3- Rexhino Kallari, 24 vjeç, lindur në Tiranë banues në Çerek, Krujë, në rolin e organizatorit
4- Gazmir Sala, 45 vjeç, banues në Laknas, Tiranë ndihmës
5- Bledar Sala, 26 vjeç, banues në Laknas, Tiranë ndihmës
6- Denaldo Sala, 26 vjeç, banues në Laknas, Tiranë ndihmës
7-Mehmet Domi, 18 vjeç, banues në Vorë, Tiranë ndihmës
Personat që janë proceduar janë të punësuar nga shtetasit e ndaluar nga Shërbimet e Policisë, me qëllimin e punimit të parcelës dhe përpunimit të bimës së dyshuar narkotike dhe përgatitjes për tregtim përkundrejt përfitimit të shumave monetare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sekuestrohet-droge-ne-nje-tunel-7-persona-te-arrestuar/