Surprise Me!

Ora News - Bashkia e Tiranës mbjell 500 pemë te Liqeni i Thatë

2018-05-04 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nis mbjellja e pemëve dhe shkurreve te Liqeni i Thatë duke u realizua në këtë mënyrë faza e parë e projektit për krijimin e Pyllit Orbital. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u bë pjesë e aksionit për mbjelljen e 150 pemëve dhe shkurreve të para nga 500 që do mbillen në total në këtë zonë.
Veliaj: Po fillojmë me 150 mbjelljet e para për të vijuar me planin e Pyllit Orbital, të cilin do ta bëjmë publik brenda vitit. Mandej, do të fillojmë mbjelljet masive për t?u siguruar që pavarësisht kush është në drejtimin e bashkisë, t?i kemi lënë një pajë gjeneratës tjetër, çka besoj se të rrisë ndjeshëm cilësinë e jetesës në qytetin e Tiranës. Kjo në thelb është një pjesë që ka të bëjë me menaxhimin e autostradave, megjithatë nuk mund të kemi një park liqeni të bukur, ndërkohë që çdo gjë rreth tij është e zaptuar dhe e zënë.
Kryetari i bashkisë paralajmëroi të gjithë ata që kanë zënë hapësirat apo kanë ndërtuar në territorin e Parkut të Liqenit se kanë edhe dy javë afat për t?u larguar vetë, në të kundërt Bashkia do të ndërhyjë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/bashkia-e-tiranes-mbjell-500-peme-te-liqeni-i-thate/

Buy Now on CodeCanyon