Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si inaçor dhe fals gjyqin që po i bëhet Saimir Tahirit, sipas tij pa asnjë provë, ndërsa e ka krahasuar me rastin e Fatos Nanos.<br />?Ne e duam të vërtetën, atyre nuk u ka interesuar. Ne duam drejtësi, ata tollovi, unë e dua Saimirin, por më shumë dua drejtësinë për të më të treguar të vërtetën? tha Rama. Kryeministri u shpreh se nuk i ka ndërhyrë asnjëherë në punën e tij Saimir Tahirit në 4 vite.<br /><br />?Nuk i ndërhyra asnjëherë në zgjedhjet e bashkëpunëtorëve. I kam miratuar pa ngurrim kandidaturat që më ka sjellë për policinë e shtetit. Nuk e kam pasur kurrë deri ditën kur ka ikur nga dita e ministrit as numrin e të parit e as të dytit në telefonin tim? deklaroi ai.