Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndotja e liqenit të Knallës në Shëngjin ka vënë në lëvizje autoritetet lokale.
Pas monitorimit të situatës specialisti i mjedisit, Jak Gjini thotë se brenda liqenit nuk ka peshq të ngordhur dhe shpendët janë të pranishëm, çka sipas tij do të thotë se aty nuk janë hedhur lëndë helmuese.
Jak Gjini: ?Fatmirësisht nuk vërejmë se ka peshq të ngrodhur, që janë indikatorët kryesorë të biodiversitetit që mund të dëmtoheshin nga lëndët helmuese.?
Ndërkohë njësia vendore e Shëngjinit thotë se ka dërguar kampione për analiza të hollësishme për të zbuluar shkakun e ndotjes.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ndotja-e-liqenit-te-knalles-specialistet-nuk-eshte-perdorur-lende-helmuese/