Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka denoncuar ditën e sotme ministrin Damian Gjiknuri i cili sipas Berishës është filmuar duke dhënë para te Habilajt për të blerë votat në fushatë. Denoncimin e tij Berisha e bazon te qytetari dixhital.
?Gjiknuri ne tepsi! I filmuar duke i dhene para Habilajt ne fushate per te blere votat! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! Sb?, shkruan në facebook Berisha ku ka publikuar edhe mesazhin nga qytetari dixhital.
?Pershendetje Doktor! Gjate fushates elektorale te fundit, Habilajt uleshin per dreka dhe darka me Damian Gjiknuri ne Vlore. Madje Habilajt kane edhe regjistrime duke i ofruar para ne dore D.Gjiknurit. Kane pasur mardhenie te regullt interesash Gjiknurin. Ju uroj shendet. Anonim Ju lutem!? shkruan ai.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrit Damian Gjiknuri i cili teksa i referohet ish-kryeministrit si pinoku dixhital, mohon totalisht njohjen me Habilajt.
Gjiknuri: A mund ta besojë njeri pinokun dixhital, atë që nuk njihte as baxhanakun e tij dhe nuk e dinte as ku i binte Gërdeci?! Habilajt nuk i njoh e as nuk kam patur kurrë marrëdhënie me ta. Fati i keq i shpifësit dixhital që po detyrohet të sajojë e kërkojë lidhje imagjinare mes morisë së fotografive në takimet elektorale me mijëra qytetarë të Qarkut të Vlorës.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/berisha-tregon-nje-tjeter-minister-i-filmuar-me-habilajt/