Edhe pse është e rrethuar si zonë krimi, pasi u sekuestruan 146 kg lëndë narkotike dhe 200 bimë në proces tharje, në brendësi të tunelit 100 m larg aeroportit të Rinasit ndodhen ende sasi kanabisi. Gazetari i Report Tv, Driçim Çaka ka arritur të depërtojë në brendësi të tunelit ku ka zbuluar kanabis si dhe një granatë dore.

I vendosur në një terren të fshehtë, në brendësi të pyllit të Zenelajve, tuneli i përdorur dikur nga ushtria, është i vështirë të gjendet, për shkak të shkurreve. Report TV u fut në brendësi të tunelit, ku era e kanabisit ndjehet që nga larg.

Sapo futesh në këtë tunel, dallohen boçet e kanabisit të shpërndara kudo, kërcelli, por edhe sasia e drogës që iu vu zjarri nga Policia. "Janë mbetje të degëve të kanabisit të cilat janë ende të freskëta dhe policia nuk u ka vënë flakën një ditë më parë. Janë harruar edhe për faktin e sasisë së madhe. Janë degë kanabisi të cilat janë prerë nga bimët që mbilleshin vetëm pak metra më larg. Për prerjen e bimëve përdoreshin këto gërshërë me të cilat priteshin jo vetëm boçet por edhe degët e kanabisit. Gjithashtu shohim edhe pjesën e mbetur të bimës së kanabisit e cila është hequr nga punëtorët dhe është lënë më pas në brendësi të tunelit", thotë nga brendësia e tunelit, gazetari Çaka.

Pavarësisht se është detyrë e policisë të sekuestrojë provat e gjetura në vendngjarje, Report Tv zbuloi në brendësi të tunelit, krahas degëve të kanabisit, edhe një granatë dorë. Në kufijtë e një skandali, kjo granatë gjendet ende në tunel dhe nuk është zbuluar nga Policia.

"Në brendësi të këtij tuneli, përveçse gjejmë kanabis, ka edhe armë luftarake. Kjo është një granatë dore që e dalloj nga larg, duke u përpjekur që të mos prishim provat materiale. Një granatë dore bashkë me siguresën pak cm më larg, në brendësi të tunelit. Kjo nuk është gjetur nga policia, pavarësisht se numri i efektivëve që kanë sekuestruar lëndën narkotike ka qenë i shumtë. Edhe pse zona ka qenë perimetër sigurie, policia s'ka gjetur dot armën luftarake", thekson gazetari i Report Tv.