http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Katanias nuk ka regjistruar asnjë procedim penal ndaj Saimir Tahirit. Kështu është shprehur ish-Ministri i Brendshëm i cili ka paraqitur dokumentin e marrë në Itali përpara kamerave.

Deputeti Tahiri ka deklaruar se gjatë gjithë kësaj periudhe është bërë një gjyq juridik e mediatik mbi të.

Në këtë konferencë për media, Tahiri deklaroi se do të angazhohet personalisht për ti shkuar deri në fund të vërtetës.

Ai tha se nuk do të fshihet as pas Partisë Socialiste as pas imunitetit parlamentar dhe ftoi prokurorinë të hetojë çështjen deri në fund.