Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ka zgjatur vetëm pak minuta këtë të martë seanca e radhës ndaj Emilajno Shullazit dhe anëtarëve të tjerë të grupit të akuzuar për disa vepra të rënda penale.
Shkak i shtyrjes ka qenë mungesa e dy Prokurorëve të çështjes Elisabeta Imeraj dhe Enid Nakuci që i kishin paraqitur një shkresë gjykatës ku e kishin justifikuar mungesën për arsye objektive. Në këto kushte trupi gjykues vendosi të ndërpresë procesin pasi vazhdimi i saj nuk ishte i mundur.
Ky vendim ka ngjallur regaimin e mbrojtësve të Shullazit. Avokati Vladimir Meçe e ka cilësuar si të paprecedentë sjelljen e tyre dhe ka kërkuar pushimin e çështjes, pasi sipas tij Prokuroria me këtë veprim tregon se nuk ka forcë për të mbrojtur akuzën.
Sipas mbrojtësve veprimi i prokurorëve nuk mund të justifikohet pasi po të kishin qenë ata avokatë që do të kishin munguar gjykata do të merrte masa dhe madje do ti gjobiste.

Për më shumë lexoni në
http://www.oranews.tv/vendi/shtyhet-gjyqi-per-shullazin/