Ish-ministri Tahiri i ka dërguar një letër Prokurorisë së Krimeve të Rënda ku kërkon që të hetohet që sa më shpejt të dalë e vërteta për akuzat ndaj tij.
Avokati i Tahirit kërkon nga prokuroria që t?i japë dosjen për të cilën akuzohet Tahiri dhe ta marrë në pyetje.

?Unë kam kërkuar që të mos fshihem pas partisë, imunitetit dhe pushtetit. Unë kam kërkuar të bëj betejën time për të drejtën.

Unë do e fitoj betejën time me drejtësinë. Sot përmes avokatit i kam kërkuar prokurorisë të zhvillojë pa ndërprerje hetimin tim, pasi rruga për te vërteta nuk mund të jetë me ndalesa, unë nuk kam kohë për të humbur.

Nuk pres që të bëhet tërkuzë kjo histori për të vonuar të vërtetën për të bërë politikë. Unë do të bëj gjithçka që kjo histori mos të mbetet në kanalet e historisë. Unë nuk do të humbas asnjë ditë kohë.