Surprise Me!

Report TV - Zbardhen raportet që Këshilli i dërgoi Kuvendit për Tahirin

2018-05-04 0 Dailymotion

Report Tv ka zbardhur raportet e Këshillit të Mandateve që i janë dërguar Kuvendit për sa i përket kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda e cila kërkoi heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish- ministrit Tahiri, i cili aktualisht është deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Në raportin e mazhorancës shkruhet se Prokuroria nuk kishte çuar në Këshillin e Mandateve fakte dhe as indice.

Gjithashtu shkruhet se kërkesa e Prokurorisë ka qenë e nxitur nga bindje politike. ?Nuk ka asnjë fakt që Tahiri komunikoi me Habilaj, arrestimi i tij është kërkuar pa pasur asnjë hetim?, shkruhet në raport.

Në raportin e deputetëve të Partisë Socialiste drejtuar Kuvendit, shkruhet se provat e Prokurorisë nuk ishin aspak sekrete, madje kishte patuar mungesë provash e nxitim.

?Kemi bindjen se hetimet e Prokurorisë kanë sfond politik. E drejta e lirisë nuk cenohet me fjalë, llafe dhe dyshime, të vërtetë e presim nga këto institucione drejtësie që kemi?, shkruhet në raport.

Ndërkohë për sa i përket kërkesës për arrestimin e Tahirit, deputetët e PS janë shprehur në raport se autorizimi për arrestimin e ish- ministrit është i panevojshëm, duke shtuar se edhe kërkesa e Prokurorisë është e pa përshtatshme.

Për sa i përket hetimeve mbi Tahirin, deputetët socialit, anëtarë të Këshillit të ministrave thonë se hetimet për zbardhjen e së vërtetës duhet të vazhdojnë.

Buy Now on CodeCanyon