Ish-administratori i kompanisë DIA,Kastriot Ismailaj, i pandehur për dosjen e CEZ-DIA dhe borxhet, i ka bërë kërkesë Gjykatës ditën e sotme për rihapje të procesit. Sipas Ismailaj ai disponon mbi 100 prova të reja të cilat nuk u shqyrtuan.<br />?Kam gati mbi 100 prova të reja të cilat nuk u shqyrtuan dhe dua të merren në konsidertatë", ka thënë Ismailaj. Ditën e sotme ishte planifikuar seanca gjyqësore ku do të bëhej mbrojtja dhe do të shpallej vendimi për Isamilajn për të cilin Prokuroria ka kërkuar 15 vite burg.<br /><br />Ismailaj akuzohet për tre vepra penale, mashtrim me pasoja të rënda me borxhet e CEZ, rreth 5 milionë euro, pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh. Deri tani ndaj Kastriot Ismailaj janë zhvilluar 44 seanca gjykimi prej vitit 2015.