Pas vendimit të parlamentit është Gjykata e Krimeve të Rënda që do të vendos tashmë nëse banesa e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri do të kontrollohet apo jo.
Report Tv ka kontaktuar me grupin hetimorë të cilët sqaruan se pas marrjes zyrtarisht të vendimit të parlamentit ata do të vendosin nëse është apo jo i nevojshëm kontrolli i banesës.

Nëse prokurorët do të kërkojnë të kontrollojnë banesën e ish ministrit tashmë në hetim për trafik droge dhe korrupsion, kjo kërkesë e tyre do të vlerësohet nga gjykata e krimeve të rënda.

Ndërkohë ish- ministri Tahiri ka hyrë në banesën e tij 60 minuta më parë, nga ku ka dal për një kafe dhe është rikthyer sërish.

Në momentin që është kthyer në banesë, ish- ministri u është drejtuar gazetarëve duke u shprehur: ?Nuk kam asgjë për të thënë, është e kotë që rrini këtu?.