Prononcimi i Kryeministrit Edi Rama jashtë sallës së Kuvendit përfundoi me largimin e gazetarëve, të cilët thanë se nuk donin më fyerje nga ai.

Teksa i akuzoi si të pa ditur, të pa lexuar, pjesë të kazanit mediatik e amplifikatorë thashethemesh, Kryeministri zgjodhi që të mos i përgjigjej pyetjeve që ai i cilësoi ?idiote?.

Në veçanti, pyetja që e shkaktoi të gjithë këtë reagim ishte nëse do të ketë ndryshime për të hequr nga Kushtetuta pjesën e autorizimit për arrestim të deputetëve.

Rama zgjodhi që kësaj pyetje t?ia jepte përgjigjen në fund dhe shkurtimisht:

Gazetarja: Të hiqet apo të mos hiqet fare? Në Kushtetutë ka mbetur autorizimi për arrestimin. Ta mbani apo të hiqet fare?

?Kaq, kaq ka Kushtetuta, imunitet deputeti për t?u hetuar nuk ka. Pyetja a jeni dakord që deputetit t?i hiqet imuniteti është një pyetje idiote. Dhe kësaj pyetje idiote unë i përgjigjem shumë thjeshtë: Nuk ka!?

Pikërisht pas këtij momenti, gazetarët u larguan, duke u shprehur se nuk donin më fyerje.

Gazetarja: ?Faleminderit, nuk dua më fyerje. Faleminderit, faleminderit??

?Ou faleminderit shumë??/tvklan.al