Surprise Me!

Ora News - Mamografia në check up, mjekët: Do ulte numrin e vdekjeve

2018-05-04 9 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Për të kapur sëmundjet tumorale në fazë të hershme dhe pa kosto të lartë, mjekët onkologë rekomandojnë përfshirjen në check up të mamografisë dhe paptestit. Kjo sipas tyre, do të ulte rastet e vdekshmërisë?.
Mjekët onkolog rekomandojnë autoritetet shëndetësore që të përfshijnë mamografinë dhe pap testin në check up. Kjo, sipas shefit të onkologjisë në QSUT Agim Sallaku, do të reduktonte rastet fatale ku tumoret kapen në gjende të avancuar për shkak se njerëzit nuk përballojnë dot kostot për kryerjen e kontrolleve në mënyrë periodike të tyre.
Sallaku: Ne mendojmë që qoftë mamografia, qoftë pap testi dhe në mënyrë graduale dhe fibrokolonoskopia për kancerët më të shpeshtë dhe që tek ne janë në rritje të futen në check up-e. Kjo do bëjë që popullata të jetë më e ndjeshme, më e qetë kundrejt shpenzimeve sepse ne e dimë që ende kemi probleme të rëndësishme ekonomike në grup-popullata që vuajnë sëmundje dhe shpesh herë për mungesë fondesh nuk arrijnë të shkojnë.
Prekjet nga tumoret janë kthyer në statistikat e një epidemi.
Sallaku: Mund të themi dhe ne kemi rezultate shumë të mira falë investimeve, qoftë në radioterapi, buxhetet e kimioterapisë që janë rritur. Sigurisht ka mangësi, ka problematike por trendi është drejt një përmirësimi të ndjeshëm të diagnozës dhe trajtimit.
Kanceri i gjirit dhe ai i mitrës janë tumoret më të përhapura tek pacientet. Instituti i Shëndetit Publik raporton për 550 raste të reja në vit, ndërkohë që 4000 raste të tjera janë regjistruar tek mjekët e familjes.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/shendetesi/mamografia-ne-check-up-mjeket-do-ulte-numrin-e-vdekjeve/

Buy Now on CodeCanyon