Një burrë i moshuar 86 - vjeçar, që banonte një këtë shtëpi në fshatin Mylte të Shënkollit në Lezhë, mbeti i vdekur pasi banesa e tij u përfshi nga flakët. Ngjarja ndodhi paraditen e së mërkurës teksa Gjetë Deda, ndodhej i vetëm në banesë. Të parët që tentuan të shuajnë flakët ishin fqinjët, por kjo nuk mjaftoi.

"Po pinim kafe me një mik, kur dolëm në tarracë dhe pamë tym, menjëherë lajmëruam zjarfikësen. U munduam të ndërhynim, por qe e pamundur".

Ekipet zjarrfikëse gjetën të pajetë të moshuarin në dhomë. Hetuesit dyshojnë se zjarri është shkaktuar nga cigarja, që i moshuari mund të ketë lënë ndezur pranë shtratit ku qëndronte.

Tv Klan