Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas gati 5 muajsh në kërkim, forcat RENEA kanë arrestuar nipin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka i përfshirë në konfliktin me armë të ditës së zgjedhjeve, 25 qershor 2017 , në Shëngjin ku mbeti i plagosur një aktivist i LSI.
Në pranga ka përfunduar Danjan Ndoka 20 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Bledar Çeliku tha se në momentin e ndalimit nga forcat policore, të riut ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë e markës SMITH WESSON me 6 fishekë.
Për ketë shtetas , Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me Vendimin Penal datë 20.10.2014, ka caktuar masën e sigurisë ? Arrest me burg? për veprat penale ?Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim mbetur në tentative?, ?Plagosje e rëndë me dashje?, ?Armëmbajtje pa leje?.
Kjo masë sigurie e vendosur pasi më datë 16.09.2014, në afërsi të Katedrales së qytetit të Lezhës, në bashkëpunim me persona të tjerë ka tentuar të vrasë shtetasin F.N.
Po ndaj shtetasit Danjan Ndoka, me Vendimin Penal datë 28.06.2017 , Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest ne burg? për veprat penale ?Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje?, ?Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit? dhe ?Plagosje e lehtë me dashje?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/arrestoi-nipi-i-ish-deputetit-arben-ndoka-plagosi-aktivistin-e-lsi/