Një magazinë e falsifikimit të produkteve të ndryshme ushqimore është zbuluar sot në Njësinë Administrative Sukth. <br />Magazina përdorej për të falsifikuar një sërë ushqimesh, si salcë, turshi, komposto, uthull, etj. Bëhet fjalë për një magazinë të madhe, ku falsifikoheshin lloje të ndryshme produktesh ushqimore. Një pjesë e produkteve merreshin të gatshme dhe u vihej etiketa false, ndërsa mësohet se në magazinë prodhohej vetëm vaj ulliri.<br /><br />Gjatë inspektimit në këtë njësi, ishte i pranishëm dhe drejtori i AKU Durrës, Sefer Sefa, i cili paralajmëroi tolerancë zero për çdo subjekt që kapet në shkelje. Në fjalën e tij, drejtori deklaroi se ka për qëllim dhe detyrë vendosjen e bazave për sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve dhe popullatës.
