Surprise Me!

Ora News – Zjarret zhveshën kurorën e Lacit, kërkohet pyllëzimi i zonës

2018-05-04 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e Laçit por dhe pelegrinë të shumtë që vizitojnë çdo ditë Kishën e famshme në Shna Ndout kërkojnë ndërhyrje për të ripyllëzuar kurorën e gjelbër të qytetit që u dëmtua rëndë nga zjarret e verës! Ata kërkojnë që institucionet lokale e qëndrore të bëjnë detyrën e tyre, ndërsa shprehen të gatshëm të kontribuojnë vullnetarisht.
Vatrat e zjarreve gjatë muajve të verës kanë lënë pasoja të rënda në kurorën e gjelbër të qytetit të Laçit pranë kishës së Shna Ndout.
Një pjesë e konsiderueshme e malit u shpyllëzua, ndërsa autoritetet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë për zëvendësimin e pishave të djegura.
Situata ka ngjallur reagimin e banorëve të zonës dhe pelegrinëve të shumtë që i drejtohen kishës së njohur.
Qytetarë: ?Më gjynah se është, shumë keq.?
?I kanë bërë kriminelat këto punë afër kishës, dhe shteti duhet të veprojë jo të rrijë në gjumë.?
Ata kërkojnë ndërhyrje për mbjelljen e pemëve të reja për të cilën janë të gatshëm edhe të kontribuojnë vetë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zjarret-zhveshen-kuroren-e-lacit-kerkohet-pyllezimi-i-zones/

Buy Now on CodeCanyon