Presidenti Ilir Meta, ka marrë pjesë sot në Konferencën ndërkombëtare ?Forcimi i vendimeve në Gjykatë?. Pas aktivitetit Meta u pyet nga gazetarët në lidhje çështjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, pas vendimit të Kuvendit, i cili hodhi poshtë kërkesë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Kreu i shtetit ka zgjedhur mos të komentojë në lidhje me këtë rast, ndërsa është shprehur se të gjitha institucionet duhet të bashkohen për luftën kundër trafikut të drogës.
?Nuk kam asnjë koment për çështjen e heqjes së imunitetit, por të gjitha forcat politike dhe të gjitha institucionet e drejtësisë duhet të bashkohen në luftën kundër trafiqeve dhe kundër drogës, në përpjekjen për sundimin e ligjit?, tha ai.

Presidenti në Konferencë ngriti problematikën e mosekzekutimit të vendimeve gjyqësore, teksa i dërgoi një kërkese edhe Kuvendi që të tregohet i kujdesshëm në ndërhyrjen në paketën ligjore për përmbaruesit, që bën pjesë tek profesionet e lira.

?I përcjell Kuvendit mesazh të tregojë kujdes në diskutimin dhe miratimin e paketës ligjore që rregullon profesionet e lira ku me rëndësi është edhe shërbimi përmbarimor. Ndërhyrjet në legjislacion duhet të jenë të mirëmenduara, të plota dhe në koherencë me standardet europiane. Në këtë drejtim ndihma e BE nuk ka munguar,?, tha Meta.