Një 31 -vjeçar, i varur prej 5 vjetësh nga heroina, tregon për Klan Plus historinë e tij dramatike, në formën e një apeli për të rinjtë që të mos bien në grackën e pluhurit të bardhë. Ai pohon se nëse nuk merr dozën e përditshme nuk mund të jetojë.

Historia

Prej 5 vjetësh, një 31-vjeçar është shndërruar në vartës i heroinës. Babi i dy fëmijëve për të cilët nuk kujdeset dot, ai tregon se nuk mund të jetojë nëse nuk merr dozën e përditshme të drogës. Nelson Tare rrëfen për Klan Plus historinë e tij, si një apel për të gjithë të rinjtë që të refuzojnë të shndërrohen në skllever të drogës

Nelson Tare është përdorues heroine prej 5 vitesh. Ai sot është 31 vjeç dhe ka dy fëmijëve për të cilët kujdesen gjyshërit apo vetëm e ëma, pasi ai prej kohësh është i papunë. Pavarësisht vështirësive ekonomike, ai nuk arrin të shpëtojë nga varësia prej heroinës.

Pavarësisht përpjekjeve, betejat për të lënë drogën kanë dështuar prej kohësh.

Për Klan Plus ai rrëfen se shoqëria ka qenë shtysa për të nisur drogën duke e kthyer në një person të varur me kalimin e viteve.

Tashmë çdo mëngjes mendimi i pari që Nelsoni ka është doza e heroinës pa të cilën na rrëfen se ndjen vetëm dhimbje në trup. Ndërkohë që qetësinë e gjen sapo injekton sasinë ditore. pavarësisht rrethanave të jetës, familjarët kanë qenë ata që nuk e kanë braktisur kurrë, edhe në kapricot e tij me drogën.

Në pavionin e toksikologjisë kërkesat për tu shtruar janë të shumta, ndërsa kapaciteti shumë I kufizuar

Për arsye të mungesave në numrin e shtretërve ky pavion nuk ofron dot ndihmën e nevojshme për të qenë pacient, si edhe për të marrë dozat e metadonit që e ndihmojnë për të hequr dorë nga bashkëjetesa me heroinën.