Ministria e Financave dhe Ekonomisë, mega-dikasteri që u krijua nga bashkimi i dy ministrive të deritanishme, do të ketë më 2018 buxhetin më të madh në dispozicion, krahasuar me gjithë ministritë e tjera. Kjo del nga shifrat që përmban Projektbuxheti për vitin e ardhshëm, sipas të cilit dikasteri që drejton Arben Ahmetaj parashikohet të ketë në dispozicion 60.86 miliardë lekë, apo afro 458 milionë euro.<br />Ministria me buxhetin e dytë më të madh do të jetë ajo që drejtohet nga Ogerta Manastirliu, me buxhet, që gjithashtu e kalon ?stekën? e 60 miliardë lekëve. Konkretisht, në dispozicion të ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale qeveria ka menduar të vejë 60.12 miliardë lekë, ose 452 milionë euro.<br /><br />Vetëm këto dy ministri do të kenë gati 910 milionë euro fonde gjatë vitit të ardhshëm. Kjo shifër është më e madhe se sa 25 për qind e gjithë buxhetit të shtetit.
