Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Detaje të reja dalin në dritë për dosjen Habilaj.
Gazetarët e Ora News bëjnë të ditur se është zhdukur makina audi AA 003 GB, e cila ka qenë në pronësi të ish-ministrit Tahiri. Burimet bëjnë të ditur se targa e automjetit rezulton të jetë e çregjistruar në Drejtorinë e Transportit Rrugor.
Ndërkohë mësohet se hetuesit nuk kanë gjetur makinën Audi AA 003 GB edghe pas ndryshimit të targës.
Ndërkaq, pas kontrollit që iu bë dje në banesë, ish-ministri dhe deputetit Saimir Tahiri i është kërkuar që të paraqitet në Prkurori për të dëshmuar në lidhje me dosjen Habilaj.
Kërkesa është firmosur ditën e djeshme nga Prokurori Besimir Hajdarmataj, por nuk ka datë se kur Tahiri duhet të paraqitet. Ndërkohë mësohet nga burimet e Ora News se deputeti do të paraqitet në Prokurori sot në orën 14:00

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pas-kontrollit-ne-banese-tahirit-i-kerkohet-te-paraqitet-ne-prokurori/