Në Bashkinë e Tropojës është zhvillua ceremonia e përurimit të shtatores së Heroi të Demokracisë, Azem Hajdari.
Përurimi i shtatores së Hajdarit, ka bërë bashkë personalitete të rëndësishme të vendit dhe trojeve shqiptare, si dhe përfaqësues të trupave diplomatikë.

Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë edhe figura të rëndësishme të opozitës, si Basha, Berisha dhe Kryemadhi.

Duket se pas tryezës opozitare të zhvilluar për ?çështjen Tahiri?, lidhja mes dy partive opozitare, PD dhe LSI është forcuar tashmë.

?Azem Hajdari ju përket ju, i përket Tropojës dhe ju jeni krenar për birin tuaj. Si udhëheqës politik, Azem Hajdari. Ai gjithçka bëri e bëri për ne. Në zemrat dhe mendjet tona, Azemi vazhdon të na ndriçojë. Emri i Azem Hajdarit është personifikim i lirisë. Në mendjen dhe zemrat time, të mbarë rinisë shqiptare, kujtimi i Azem Hajdarit na shërben të kujtojmë se liria është gjëja më e çmuar në jetë. Tropoja sot është shumë e bukur me përmendoren e Azem Hajdarit ?, është shprehur kreu i opozitës Lulzim Basha, i cili shtoi se tashmë qytetarët e Tropojës do të kishin në qytetin e tyre, bashkëqytetarin e tyre të përjetshëm.