Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetari Fatos Çoçoli i ftuar në studion e ?Ekopolitikë? nga Aurora Sulçe në Ora News, pyeti zv/ministrin e Ministrisë për Evropë dhe për Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj mbi numrin e ekonomistëve në sektorin që drejton për të realizuar diplomacinë ekonomike.
Pjesë nga debatet:
Xhafaj: Besoj brenda 100 ditëshit të parë të qeverisë do të ketë zhvillime të rëndësishme qoftë për sa i përket ambasadorëve dhe rolit të tyre qoftë edhe konceptit diplomatik.
Çoçoli: Ti e quan veten ekspert të eksporteve shqiptare apo thithjen e investimeve të huaja? Sa ekonomistë ke në staf? Sa për qind? Nëse nuk e di ta them unë. E ke shumë të ulët.
Xhafaj: Di që është shumë i ulët.
Çoçoli: Si e mendon veten, agjent të eksporteve shqiptare apo agjent të investimeve të huaja?
Xhafaj: Nuk ka nevojë domosdoshmërish të jesh ekonomist për të promovuar diplomaci ekonomike. Bëjnë biznes edhe njerëz që nuk kanë mbaruar ekonomi.
Çoçoli: Që nuk e kuptojnë fare ekonominë. Si do ta promovosh diçka që nuk e kupton.
Xhafaj: Promovimi ka disa stade që nuk janë vetëm për ekonomistë. Ajo që po bëhet në këtë moment është rivlerësimi i roleve.
Çoçoli: Një ekonomist është një analist.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/diplomacia-ekonomike-cocoli-ve-ne-veshtiresi-zvministrin-e-jashtem/