Kalimtarë të shumtë të cilët kalojnë përmes rrugës, dhe jo në vijat e bardha, bëhen shpesh burim aksidentesh. Referuar edhe të dhënave të INSTAT, vetëm gjatë një muaji janë regjistruar rreth 200 aksidente. Ndërsa 31 persona kanë humbur jetën nga janari deri në shtator.

Sipas Kryetarit të Shoqatës së Sigurisë Rrugore, Demir Osmani edhe pse qytetarët shpesh nuk i respektojnë rregullat, përgjegjësia kryesore është e drejtuesve të mjeteve.

?Një pjesë e qytetarëve që kanë humbur jetën janë ose fëmijë ose qytetarë moshës së tretë. Numri i të rinjve 25-35 vjeç bëjnë aksidente të rënda dhe më shumë aksidente, arsyeja është sepse ecin me shpejtësi tej normave të lejuara?.

Raste të tilla flagrante janë edhe drejtuesit e biçikletave, të cilët qarkullojnë kundravajte duke u bërë shpesh burim dhe viktima të aksidentit.

?Duhet ndryshim për Kodin Rrugor për çiklistët. Ata duhet të pajisen me kaskë në kokë?.

Ekspertët rrugorë rekomandojnë që në ciklet arsimore të futet një kurrikul e veçantë për edukimin rrugor, që të nisë nga fëmijët e deri tek të rinjtë e universiteteve.