http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuari ka dhënë një mesazh për të gjithë kompanitë që merën në ndërtimin e veprave publike.

Ai u ka kërkuar firmave të vijojnë me ndërtimin e rrugëve pasi nuk do të ketë më probleme në financimin e investimeve, ndërsa prezantoi edhe strategjinë që do të ndjekë qeveria në këtë mandat të dytë lidhur me investimet publike.

Këtë mesazh Gjiknuri e bëri pas një inspektimi të dy segmenteve rrugore që janë në proces ndërtimi në juglindje të vendit. Sa i përket rrugës hyrëse në qytetin e Pogradecit ku do të ndërtohet edhe një tunel, Gjiknuri tha se ky segment do të përfundojë në vjeshtën e 2018.

Një tjetër ndalesë e ministrit ishte edhe në aksin rrugor Korçë-Ersekë, për të cilin ministri tha se do të nisin procedurat për Lotin e 2 të kësaj rruge.

Në 2018, qeveria do të investojë në infrastrukturë 86 miliard lekë, ose 11 miliard më shumë se viti aktual. Këto shifra konfirmojnë se fokusi kryesor I investimeve do të jetë rrugët.