Surprise Me!

Ora News - Arrestohet e fejuara e bosit shqiptar të narkotrafikut i konsideruar “Eskobar”

2018-05-08 4 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

E fejuara e një trafikanti shqiptar i shpallur në kërkim nga policia italiane është arrestuar në rajonin e Breshias, ndërsa u kapën rreth 22 marijuanë dhe hashash e fshehur në një banesë.
Mediat lokale italiane shkruajnë se e arrestuara në Montichiari është e fejuara e njërit prej bosëve shqiptar të trafikut ndërkombëtar të drogës në Evropë.
Karabinierët zbuluan një makinë të dyshimtë jashtë apartamentit të çiftit, ku edhe është kryer shkarkimi i një ngarkesës. Shtëpia ishte vënë nën vëzhgim prej kohësh.
Pakot e mëdha të drogës ishin ndarë më pas në pako të vogla, duke u fshehur në një dollap në ballkon.
Gruaja fillimisht ka deklaruar se ishte mysafire në banesë, por nuk ka rezultuar kështu pas hetimeve, ndërsa kishte një kartë identiteti false, shkruan ?Ilgiorno?.
Ajo ishte fshehur në dollapin e rropave para se të arrestohej.
Bosi i narkotrafikut
Megjithëse nuk jepet emrit i tij, mediat lokale italiane shkruajnë se shqiptari është angazhuar fuqimisht në trafikun ndërkombëtar të drogës të destinuar kryesisht për në krahinën e Brescia-s dhe në përgjithësi në Italinë veriore, teksa konsiderohet si një prej bosëve më të kërkuar të narkotrafikut në Evropë.
Siç shkruan sot (29 tetor)?Bresciaoggi?, të dhënat hetimore janë të pakta rreth të arrestuarit, me shpresën për të arrestuar anëtarët e organizatës që dyshohet të jenë shqiptarë, përfshirë edhe kreun e saj.
Ai konsiderohet si një lloj ?Pablo Escobar? i Tiranës, pronar i një zinxhiri klubesh të natës dhe ndërkohë ndodhet nën një urdhër arresti evropian.
Hetimet kanë zbuluar se trafikanti ka mbajtur marrëdhënie me eksportues shqiptar të drogës dhe shitës italianë në mes të Brescias, Milanos dhe Bergamos.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/itali-arrestohet-bosi-shqiptar-i-narkotrafikut-i-konsideruar-eskobar/

Buy Now on CodeCanyon