http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga viti 2018, 57 milion metra katrorë sipërfaqe ndërtese do të jenë subjekt i tatimit mbi pronën.

Duke ju referuar të dhënave nga censusi i fundit i vitit 2011, kjo është ndarja e sipërfaqeve të ndërtesave në fshat dhe qytet.

Aktualisht shteti arkëton afro 4 miliard lekë për këtë tatim, niveli më i ulët në rajon. Ndaj zbatimi i saj në bazë të vlerës së pronës pritet të sjellë më shumë të ardhura në buxhet.

Por nëse sot janë katër qarqet ku paguhet kjo takse, më 2018 duket se nuk do ti shpëtojë asnjë familje, pasi ajo do të jetë pjesë e faturës së energjisë elektrike. Ministria e Financave është në fazën e dizajnimit të mënyrës dhe formës së pagesës.

Por miratimi i këtij ligji, pritet të shoqërohet edhe me vendimet e qeverisë që do të përcaktojnë cila do të quhet vlera reale e pronës, referenca që vlerëson shteti për metër katror apo tregu.