Surprise Me!

Ora News – Furtuna në burgje, komandohen drejtuesit e rinj

2018-05-08 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas shkarkimit një ditë me parë nga Ministrja e Drejtesisë të 8 drejtuesve te burgjeve, të cilët do të çohen edhe për ndjekje penale, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka komanduar drejtuesit e rinj që do të qëndrojnë në këto poste deri ne emërimin me konkurs.
Pas shkarkimit të tetë drejtorëve të burgjeve një ditë me parë drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Arben Çuko, ka komanduar në krye të këtyre institucioneve drejtorët e rinj të cilët do të qëndrojnë në këto poste deri në emërimin e drejtorëve që do të përzgjidhem me anë të konkursit.
Komandimi i tyre do të zgjasë derisa të përfundojë dorëzimi i dosjeve të kandidatëve, që do të garojnë për burgjet, te një komision i posaçëm që pritet të ngrihet.
Shkarkimin e 8 drejtorëve e njoftoi të shtunën Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila tha se të gjithë ata do të kallëzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion, ndërkohë që dy ish-drejtues burgu rezultojnë me precedentë penalë.
Një nga shkeljet e evidentuara për ish-drejtuesit e burgjeve, ishte futja e celularëve, njeëelement ky që tregonte se nuk ishin respektuar parametrat e sigurisë në burgje.
Sipas kontrolleve të ushtruara muajt e fundit rezulton se vetëm në burgun e Lezhës, gjatë kontrolleve të befasishme të 7 muajve të fundit janë bllokuar 70 telefona, ndërkohë që emrat e poseduesve janë referuar në Prokurori.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/furtuna-ne-burgje-komandohen-drejtuesit-e-rinj/

Buy Now on CodeCanyon