Albert Bullgari u gjetur i vdekur në kanalin buzë autostradës Lushnje - Fier, pranë rreth rrotullimit të Kolonjës.

55 - vjeçari ishte shpallur i humbur tre ditë më parë nga policia, pas denoncimit të bërë nga i biri i tij.

Trupi i tij u pikas nga kalimtarë të rastit. Ishte hedhur në kanalin kullues, rreth dy metra larg autostradës.

Nga këqyrja paraprake e trupit dyshohet se vdekja mund të ketë ndodhur jo më shumë se 24 orë më parë.

Viktima ka plagë të shumta, por më e dukshmja është një prerje prapa kokës, 3 centimetra e thellë.

Por ende nuk mund të përcaktohet nëse është ajo që i ka sjellë vdekjen. Gjithashtu, viktima ka shenja dhunë në ballë, në dy gjunjët dhe bërrylat.

Ai mbante të veshur një bluzë me vija me krahë të shkurtra, ndërsa i mungonin pantallonat dhe ishte i zbathur.

Këpucët i kishte të hequra dhe të hedhura anës rrugës. Identifikimi i viktimës është bërë në morgun e Lushnjes.

Policia dyshon se ai mund të jetë vrarë dhe hedhur anës rrugës.

Tv Klan