Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar një vendim të Gjykatës së Vlorës, ku ish-efektivi i policisë së Vlorës, Dritan Zagani rezulton të ketë qenë i dënuar.
Sipas Ballës, për Dritan Zaganin, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën arrest me burg, bazuar mbi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që në hetimin e saj ka konstatuar krimin e dekonspirimit, për llogari të një grupi trafikantësh, të një operacioni antitrafik të Policisë së Shtetit.
Pas vendosjes së kësaj mase sigurie, Dritan Zagani është zhdukur për t?i ikur drejtësisë dhe është shfaqur më pas nga jashtë vendit, si heroi mediatik i Partisë Demokratike.
Ndaj Balla fton në këtë deklaratë Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike që të heqin dorë nga heroi i tyre mediatik Dritan Zagani.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/balla-hiqni-dore-nga-heroi-zagani-i-denuar-per-dekonspirim/