Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dështon raundi i parë i konkursit për drejtorët e Hipotekave të cilat kanë mbetur vakante. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në një komunikim për mediat, tha se aplikantët nuk kanë qenë në lartësinë e duhur dhe për këtë, afati i aplikimeve për 35 drejtorët e rinj, do të shtyhet edhe me 15 ditë
Gjonaj: Ka pasur kandidatura tepër të dobëta, 25% nuk kanë plotësuar kriterët formale ligjore dhe pjesa tjetër që mbetet nga komisioni ka rezultuar se janë shumë të dobëta.
Na ka rezultuar se për shkak të kësaj cilësie të dobët unë jam e detyruar të ribëj edhe një herë shpalljen e vendeve vakante duke e shtyrë afatin me 15 ditë për 35 zyrat rajonale të Hipotekës dhe një kohësisht duke i bërë thirrje profesionistëve që plotësojnë kriterët të aplikojnë, të gjithë njerëzve që mendojnë se duhet të kontirbuojnë në sistemin e pronave të konkurojnë brenda këtyre 15 ditëve dhe të plotësojnë dokumentat për të marrë pjesë në këtë konkurs.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hipotekat-kandidatet-shume-te-dobet-shtyhen-aplikimet/