Surprise Me!

BOOM: Studentit i vendosin 4 tek Bujqësori pa frekuentuar fare Universitetin (30 tetor 2017)

2018-05-08 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni investigativ ?BOOM? në RTV Ora News denoncoi mbrëmjen e sotme rastin e një studenti, i cili nuk bën dot ç?regjistrimin nga Universiteti Bujqësor në Tiranë, në të cilin ishte regjistruar tre vjet më parë dhe e frekurntoi vetëm për tre muaj. Pretendimi i Universitet është se studentit i figuron në sistem një notë 4 për vitin 2015-2016 dhe për këtë arsye duhet të paguajë 300 mijë lekë. Absurdi qëndron në faktin se nota është vënë në vitin akademik kur studenti nuk e frekuentonte fare Universitetin.

Denis  Zako në  vitin 2014  u regjistrua  si student në Universitetin Bujqësor të Tiranës, pranë Fakultetit të Shkencave Pyjore.

Gjatë vitit  shkollor 2014-2015, Denisi shkon në Universitet vetëm një muaj,  ku ka frekuentuar me shkëputje 3 lëndë. Pas kësaj nuk e ka frekuentuar me shkollën dhe i ka ndërprerë studimet.

Në tetor të këtij viti, dmth 3 vite më pas, Denisi u regjistrua në një Universitet privat dhe shkoi për të marrë në Universitetin Bujqësor ç?regjistrimin, të cilin nuk arriti ta merrte me pretendimin se në sistem i del një notë 4 të cilën e ka marrë në vitin shkollor 2015-2016, dhe për këtë arsye duhet ti paguaj Universitetit 300 mijë lekë.

Sipas të riut, absurdi qëndron në faktin se si mund të marrë një notë gjatë këtij viti kur nuk ka frekuentuar asnjë lëndë, dhe nuk ka qenë prezent në shkollë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/studentit-i-vendosin-4-tek-bujqesori-pa-frekuentuar-fare-universitetin/

Buy Now on CodeCanyon