Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka qenë e pranishme në prezantimin e platformës për rritjen profesionale të mësuesve. Ajo paralajmëroi se do të ketë një rritje të notës mesatare për ata që duan të bëhen mësues.
?Do fillojmë reformë totale në Universitete. Do rrisim notën mesatare për ata që duan të bëhen mësues. Brenda 100 ditëve do trajnojmë 20 mijë mësuesit e parë? tha ministrja.

Ndërsa Rama ka deklaruar se drejtorët e shkollave janë aksident politik, pasi 300 prej tyre kanë rezultuar me nivel nën mestar duke paralajmëruar largimin dhe zëvendësimin me mësuesit më të mirë në shkollën për ?Drejtuesit e Shkollave?.

Shefi i qeverisë theksoi edhe njëherë se do të shkrihen të gjitha Drejtoritë Arsimore Rajonale, ndërsa do të jenë vetëm 4 në të gjithë vendin, ndarje sipas rajoneve.