Surprise Me!

Report TV - Himarë, nis prishja e banesave tensione mes policisë e banorëve

2018-05-08 0 Dailymotion

Ka nisur me tensione midis banoreve dhe policise në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte prishja e banesave në Himarë, për t'i hapur rrugë projektit të bashkisë për rikualifikimin urban të shëtitores.<br /><br />Deri tani mësohet se janë shembur tetë objekte kryesisht dyqane dhe mure rrethuese të shtëpive. Forca të shumta policie po ndjekin operacionin e IKMT-së, një disa banorë kanë protestuar kundër shembjes duke u përplasur edhe me forcat e policisë. Janë rreth 80 banesa të vjetra të cilat pritet të shemben nga realizimi i këtij projekti. IKMT paralajmëroi banorët e Himarës dy javë më parë se kanë 5 ditë kohë për të liruar banesat, pasi më pas do niste operacioni për shembjen e tyre. <br />Vetë banorët e Himarës kanë kundërshtuar projektin duke e cilësuar atë si gjenocid, pasi sipas tyre nuk parashikohet dëmshpërblimi sipas ligjit, ndërsa një problem tjetër i ngritur ka qenë edhe mungesa e certifikatave të pronësisë për disa nga banesat e vjetra. Banorët refuzuan pak ditë më parë negociatat me ministrin Gjiknuri.

Buy Now on CodeCanyon