56 konkurrente të spektaklit Miss Globe 2017 ishin vizitoret më të reja të Bunk Art 2 në Tiranë. Ky është i 14 vit që zhvillohet Miss Globe. Duke folur për këtë vizitë në Bunkart 2 producenti Petri Bozo thotë se këto vajza që vinë nga 4 kontinente me kultura të ndryshme krahas bukurive turistike që ofron Shqipëria duhet të njohin edhe të shkuarën e vendit tonë.
?Bunk Art2 që tashmë është një prej vende më të vizituara është vendi perfekt që këto vajza të njiheshin me të shkuarën komuniste të Shqipërisë?, theksoi Bozo.

Mes këtyre vajzave është edhe konkurrentja nga Filipinet. Ajo quhet Nelda Ibe dhe është me profesion pilote avioni e cila përpara nisjes për në Shqipëri ajo u prit nga presidenti i Filipineve i cili e uroi për pjesëmarrjen në këtë kompeticion bukurie. E ndërsa viziton dhomat e ish bunkerit anti-atomik të ministrisë së brendëshe ajo tregon impresionet e para.

Nelda Ibe Miss Filipine: Një muze i tillë është shumë unik sepse është nëntokë dhe kjo e bën të veçantë. Nga Filipine nga vij unë muzeumet tipike janë në ndërtesa dhe jo nëntokë dhe kjo e bën këtë vend më të mrekullueshëm. Kur u futa fillimisht këtu dhe pashë të gjitha ato foto tek kupola në hyrja mu duk sikur po përjetoja me emocione ato momentet e vështira për shqiptarët.