Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

PD dhe LSI janë bërë bashkë edhe në Konferencën e Kryetarëve duke braktisur diskutimet për pr/buxhetin e vitit 2018.
Kryetari i grupit parlamentar të PD Edmond Spaho tha se kjo mazhorancë ka rënë, ndaj bëri thirrje për krijim e asaj që opozita e quan qeveri antimafia.
Edmond Spaho: Ne si opozitë nuk mund të sillemi sikur jemi në kushte normale. Gjendja në vend është e rëndë. Si rrjedhojë e ngjarjeve të fundit është vërtetuar lidhje e kësaj mazhorance me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.
Për opozitën kjo qeveri moralisht ka rënë. Puna më e mirë që mund të bëjë është të japë dorëheqjen ti hapë rrugën një qeverie antimafie si dhe të krijojë kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Jo vetëm ka rënë moralisht, por nuk është edhe një qeveri legjitime sepse është një mazhorancë e ardhur nga zgjedhje të blera.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/buxheti-2018-opozita-braktis-konferencen-e-kryetareve/