Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Unaza veriore e Kukësit ose Rruga e Tregut siç njihet ndryshe po merr një pamje të re. Aksi i rëndësishëm tregtar në qytetin verilindor nisi të asfaltohet.
Ndërtimi i rrugës zhvendos trafikun për mjetet e tonazhit të rëndë ndërsa ndërhyrjet në trotuare, ndriçim dhe kanalizime i japin zgjidhje problematikave të mbartura ndër vite.
Rruga ka një gjatësi prej 1.2 km dhe punimet me vlerë 97 milion lekë të reja janë financuar nga qeveria përmes fondit të Zhvillimit të Rajoneve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/unaza-veriore-e-kukesit-nis-asfaltimi-i-rruges/