Mashtruan 225 shtetas me premtimin se do t'i dërgonin në Kanada me viza pune dhe studimi me anë të agjensisë së punësimit Ande-Lm duke i marrë nga 2000 deri në 10.000 dollarë për person, prokuroria e tiranës kërkon 18 vite burg për nënë e bijë Luli dhe Adeila Makashi.

Këto shtetase janë të akuzuara për mashtrim me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim disa herë. Mashtrim sipas hetimeve të prokurorisë së tiranës është kryer nëpërmjet shoqërisë Ande-Lm me administrator Luli Makashin, ku i premtohej shtetasve të ndryshëm viza pune dhe studimi drejt Kanadasë.
Procesi ndaj të pandehurave është duke u zhvilluar në gjykatën penale të tiranës ku prokuroria ka kërkuar edhe dënimin e subjketit juridik Ande-Lm me gjobë në vlerën e 5 milion lekë, dënim 10 vite të Luli Makashi dhe 8 vite për Adeila Makashi.

Edhe pse ndaj Luli dhe Adeila Makashit rëndon akuza e mashtrimit të 225 shtetasve të cilët po ashtu kanë paraqitur kallëzime në polici e padi civile për kthim shume rezulton se në 11 seancat gjyqësore të zhvilluara në gjykatë ato nuk kanë pranuar akuza. Nënë e bijë u ndaluan më 28 prill nga 2016 nga policia e tiranës pasi u larguan fillimisht drejt Kanadasë nga ku u depërtuan pas një urdhër ndalimi. Për të humbur gjurmët e këtij mashtrimi të pandehurat kishin shitur pak ditë para largimit drejt Kanadës kompaninë tek shtetasi Klevis Rreshka.