Çmimi i cigareve pritet të rritet sërish pas janarit, kjo pasi qeveria do të rrisë sërish akcizën për duhanin. Kjo u konfirmua nga ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj, teksa prezantoi projektbuxhetin 2018 pranë Konferencës së Kryetarëve.
?Akciza e cigares do të rritet. Duhej të ishte 10 lekë për paketë, por kemi menduar një rritje pak më të butë 7 lekë për paketë.?, tha Ahmetaj

Ministri detajoi aksionin e qeverisë për kompensimin e pronarëve dhe vjedhësit e ujit.

?40 milion dollarë, 4 miliard lekë çdo vit të vendosur me një trajektore ngjitëse për të shkuar 5 miliard lekë në vitet që vijnë për të kompensuar pronarët. Reforma ujit pas asaj të energjisë do të fillojë në janar.?, u shpreh Ahmetaj.

Sipas ministrit të financave, bizneset vërtetë të vegjël do të ngelen jashtë skemës së TVSH-së.

?Pragu i TVSH do të fusë në skemë 11 mijë taksapagues, 216 mijë do ngelin të përjashtuar, ata që janë realisht të vegjël.?, tha Ahmetaj.