Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për ngjarjet e ditës së sotme në Himarë është prononcuar edhe zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzanakopulos.
Ai tha se Athina ?po ndjek me shumë vëmendje zhvillimet dhe qeveria greke punon për mbrojtjen e të drejtave njerëzore, por edhe të drejtës së pronës të minoritetit grek në Shqipëri. Përndryshe, iniciativat që merr ministria e jashtme greke për mbrojtjen e këtyre të drejtave janë të vazhdueshme?, ka deklaruar zëdhënësi.
Në fakt, zëdhënësi i qeverisë greke nuk ka dalë enkas për këtë deklaratë, por ai u pyet lidhur me zhvillimet në Himarë, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët.
Më herët, në mënyrë më të ashpër kishte reaguar partia më e madhe opozitare, Demokracia e Re.
Në deklaratën e tyre, konservatorët grekë kërkonin që qeveria shqiptare të ndërpriste menjëherë çdo veprim që bie ndesh me të drejtat e pjesëtarëve të minoritetit grek që banojnë në Himarë?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/himara-deklarate-me-tone-te-uleta-e-qeverise-greke/